Më parë këtë muaj, deputetët bullgarë votuan për dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë – kundër dëshirës së presidentit të vendit, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Rumen Radev tani i ka quajtur “luftënxitës” politikanët që mbështetën masën.
Bullgaria është një nga vendet e pakta të BE-së që nuk i ka dërguar armë Ukrainës deri më tani.
“Fatkeqësisht, luftënxitësit në parlament vendosën në masë dërrmuese për ndihmën ushtarake për Ukrainën”, tha zoti Radev.
“Kështu, ata e detyrojnë qeverinë e përkohshme të bëjë një marrëveshje me Ukrainën në lidhje me këtë ndihmë.”
Ai vuri në dukje se paketa nuk përfshin avionë, sisteme të mbrojtjes ajrore apo tanke, pasi kjo do të dobësonte fuqinë e forcave të armatosura bullgare.
Një propozim i mëparshëm për dërgimin e ndihmës në maj u bllokua nga Partia Socialiste mike e Rusisë, një partner koalicioni në qeverinë e mëparshme./FolDrejt/