Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka ndarë medalje edhe për Kosovën, për ndihmën e ekipit të shpëtimit të FSK-së në Turqi pas dëmeve nga tërmetet e 6 shkurtit të këtij viti, transmeton Fol Drejt.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj.
“Në ceremoninë e dhënies së medaljes presidenciale dhe urdhrit të shërbimit të shquar humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit në pjesën jugore të Turqisë, Republika e Kosovës ishte ndër vendet e dekoruara me medalje nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğa si meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook./FolDrejt/