Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka ironizuar Mbretërinë e Bashkuar duke thënë ka dhënë 50 viza për refugjatët ukrainas teksa nga ana tjetër polakët kanë mirëpritur 1.2 milionë ukrainas në dy javët e fundit që prej nisjes së luftës.
Në një status në Twitter Tusk ka shkëputur edhe një citim nga kryeministri britanik Boris Johnson.
Statusi i Donald Tusk
Solidariteti në aksion. Mbretëria e Bashkuar ka dhënë 50 viza për refugjatët ukrainas, ndërsa polakët kanë mirëpritur 1,2 milionë ukrainas në dy javë. “Ne jemi bujarë aq sa mundemi, jemi shumë, shumë bujarë”, thotë Boris Johnson./FolDrejt/