Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron në New York ku edhe po mbahet Asambleja e Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Botsvana, Kenia dhe Sudani i Jugut, ku në takimet me homologët e tij nga këto shtete në fokus kishte njohjen zyrtare për Kosovën.
“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së, u takova me homologët e mi nga Botsvana, Kenia dhe Sudani i Jugut. Teksa nxitja e marrëdhënieve të mira dypalëshe është e rëndësishme, fokusi im kryesor ishte njohja zyrtare e Republikës së Kosovës nga këto shtete”, ka shkruar Begaj./FolDrejt/