Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro mbërriti sot në Arabinë Saudite, njoftuan mediat lokale.
Ai u mirëprit në aeroportin e qytetit të Jeddah nga zëvendësguvernatori i rajonit të Mekës, Princi Badr bin Sultan dhe zyrtarë të tjerë, njoftoi agjencia Saudite SPA, transmeton Reuters.
Arsyeja e vizitës së Maduros nuk dihet, por agjencia britanike kujton se anëtari i OPEC-ut ka kërkuar më parë koordinim me Arabinë Saudite kur bëhet fjalë për rënien e çmimit të naftës dhe sanksionet amerikane, transmeton Fol Drejt.