Presidenti i republikës së Kosovës Hashim Thaqi ishte sonte i ftuar në T7
I pyetur a keni pas gisht në rrëzimin e Kryeministrit Kurti, ai ka mohuar se ka qenë faktor në rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.
“As s’kam pasur gisht, as s’kam pasur dorë”, ka thënë Thaçi.
“Unë s’kam qenë në Kuvend. Është e drejtë kushtetuese dhe ligjore, që e kanë shfrytëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, tash përmendja e emrit tim, prej deputetëve, është çështje e tyre”, ka thënë Thaçi, shkruan Foldrejt.com