Miq-armiq-shokë partie. Partia qeveritare kroate HDZ, me kryeministër Andrej Plekovic, po kalon në një mini-tranzicion, pasi ai nuk e ka lehtë me anëtarët e partisë së tij dhe poashtu edhe me presidenten Kolinda Grabar-Kitarovic.
Ai njihet për liberal dhe vlera europiane, kurse shumë anëtarë të partisë së tij janë nacionalistë. Vetë presidentja kroate Grabar-Kitarovic, së fundi deklaroi se mbështeste kryetarin e Vukovarit, Ivan Penava, i cili nuk aprovon dygjuhësinë (shkrimin qirilic) në qytetin me minoritet të madh serb, shkruan Der Standard. Me këtë presidentja del kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, përcjell foldrejt.com. Por në dhjetor ajo do kandidojë përsëri për të parën e Kroacisë.
Përveç këtij problemi, në Kroaci javën e kaluar janë shkarkuar gjashtë ministra të cilët janë akuzuar për skandale të rënda korruptive.
Gjatë zgjedhjeve të ardhshme në fund të këtij viti në Kroaci, pritet që të zgjidhet edhe shefi i ri i partisë HDZ. Shefi liberal Plekovic, sfidohet nga të djathtët konservatorë Davor Stier dhe Miro Kovać./Foldrejt.com