Presidentja moldave Maia Sandu ka lavdëruar “heroizmin e ukrainasve” në luftën e tyre kundër Rusisë, e cila do të përfundojë vitin e saj të parë të premten, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Rusia pushtoi një vend fqinj me ne, një vend që dëshiron të jetojë në liri dhe dinjitet. Ukraina i reziston pushtimit falë heroizmit të ukrainasve dhe ndihmës së vendeve mike”, tha Sandu në një deklaratë pas një takimi me homologun e saj rumun Klaus Iohannis në kryeqytetin Bukuresht.
Duke vënë në dukje se Moldavia ka qenë subjekt i shantazhit energjetik nga Rusia, Sandu tha se disa elementë donin që vendi i saj të bjerë dhe të “krijohej një qeveri kukull” e nënshtruar ndaj interesave të Kremlinit.
“Republika e Moldavisë mbetet në këmbë, me dinjitet. I vendosur në rrugën drejt BE-së, falë qëndrueshmërisë dhe solidaritetit të njerëzve dhe ndihmës nga miqtë. Në këtë periudhë të ndërlikuar, Rumania është me ne, sinqerisht dhe pa interes. Ndërsa disa na shantazhojnë, të tjerët na përqafojnë”, tha Sandu./FolDrejt/