Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjithçka që ka të bëjë me SHBA-të është e mirë.
Ajo kështu është deklaruar para takimit që pritet të mbahet në Ambasadën amerikane ku kryetemë është çështja e Asociacionit, shkruan Klan Kosova, përcjell Fol Drejt.
“Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë”, është shprehur ajo.
Ndryshe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë sot i ka thirrur në takim përfaqësues të pozitës, opozitës dhe të shoqërisë civile për të diskutuar në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe./FolDrejt/