Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar me “Çmimin për Qytetari Globale” nga Drake University në Iowa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka pasur një bashkëbisedim përmbajtësor me profesorë e studentë në Drake University për rrugën e Kosovës deri të pavarësia si dhe për sfidat me të cilat përballet vendi.
Tutje ajo ka thënë se bashkëpunimi në fushën e arsimit është kyç në avancimin dhe thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Iowas.
“Në Drake University, kisha një bashkëbisedim përmbajtësor me profesorë e studentë, për rrugën e Kosovës deri të pavarësia si dhe për sfidat me të cilat përballemi sot. Falënderoj Universitetin që më nderuan me ndarjen e Çmimit për Qytetari Globale. Bashkëpunimi në fushën e arsimit është kyç në avancimin dhe thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Ioëas”, ka shkruar Osmani.
Mes tjerash e para e vendit në këtë ligjëratë para studentëve të Universitetit Drake e akuzoi Serbinë se po dëshiron të nxisë luftë në rajon.