Në vazhdën e aktiviteteve për muajin e rinisë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani,ka zhvilluar mbrëmë një takim me artistët e rinj, transmeton Fol Drejt.
Siç ka thënë Osmani, secili rrëfim i tyre është inkurajues dhe i dhuron krenari Kosovës.
“Aktivitetet e muajit të rinisë mbrëmë i vazhduam me artistët e rinj.
Secili rrëfim i tyre është inkurajues dhe i dhuron gjithë vendit krenari. Prandaj, e kemi detyrim t’i përkrahim maksimalisht sepse suksesi i tyre është imazhi më i bukur i Kosovës.”, është shprehur presidentja Osmani për këtë takim./FolDrejt/