Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka fituar në ndeshjen ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” arritën të fitojnë me rezultat 5:1, derisa pas kësaj fitore ekipi i Alain Giresse radhitet i dyti në grupin e dytë të Ligës C duke siguruar kështu edhe qëndrimin në këtë ligë.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë që është krenare me fitoren e “djelmoshave të Kosovës”.
“Një fitore e shumëpritur. Krenar me djelmoshat e Kosovës, të cilët sonte dëshmuan shpirtin luftarak në fushë duke demonstruar një lojë fantastike dhe duke shënuar një fitore të çmuar në Ligën e Kombeve. Ju lumtë djema dhe suksese në ndeshjet e radhës”, ka shkruar Osmani në Facebook.