Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu, me ftesë të Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Irlanës Veriore, do ta përfaqësojë Kosovën në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit.
Pas ceremonisë së Kurorëzimit të Mbretit, Osmani do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për liderët botëror në Buckingham Palace, përcjell Fol Drejt.
“Më 6 maj, Presidentja Osmani dhe Zotëriu i Parë, krahas krerëve shtetëror nga e gjithë bota, do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të Kurorëzimit të Mbretit Charles III në Westminster Abbey, me çrast, Presidentja Osmani do t’i përcjellë urimet e popullit dhe institucioneve të Republikës, si dhe do të riafirmojë përkushtimin e palëkundur të shtetit tonë për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftimin e presidencës./FolDrejt/