Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar homologun e saj Emmanuel Macron dhe popullin francez për Ditën Kombëtare.
Përmes një postimi në Twitter, e para e shtetit shkruan se Kosova është krenare për partneritetin tonë të qëndrueshëm, të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, besimin dhe respektin.
“Kosova është krenare për partneritetin tonë të qëndrueshëm, të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, besimin dhe respektin. Ndërsa festojmë këtë ditë të veçantë, presim me padurim të forcojmë më tej lidhjen tonë”, ka shkruar Osmani, njofton Klankosova.tv.