Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të qëndrojë sot për vizitë në Rahovec.
Ajo do të pritet në takim nga kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, përcjell Fol Drejt.
Vizita e presidentes Osmani do të fillojë në orën 11:00.
Pas takimit me të parin e Rahovecit, Osmani do të shkojë në fshatin Fortesë të kësaj komune, ku do ta vizitojë shkollën SHFMU “Liria”./FolDrejt/