Një person, shtetas i Iranit, është arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të dokumentacionit, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:30, në Aeroportin e Prishtinës.
Siç njofton raporti 24 orësh, arrestimi i shtetasit iranian është bërë pasi që i njëjti, në kontroll të dokumenteve ta prezantuar pasaportën e Uruguajit, që ishte në emër të një personi tjetër.
I dyshuari i është dorëzuar njësisë së migrimit për procedura të mëtejme./FolDrejt/