Komuna e Prishtinës do t’u vijë në ndihmë 100 familjeve, pas ndarjes se një buxheti prej 25 mijë eurosh, të planifikuar për ngrohje.
Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha për Mirëqenie Sociale e kësaj komune, Adelinë Sahiti, përmes një postimi në facebook, transmeton Fol Drejt.
“DMS ndan 25 mijë euro për ngrohje për 100 familje, që dimrin ta përballojnë më lehtë. Në këtë kohë të infalcionit Komuna e Prishtinës dhe njëherë po dëshmon që është me qytetarët e saj, e veçanërisht atyre në nevojë! Sot nënshkrova vendimin për ndarjen e 25 mijë eurove(25000) për 100 familje, raste sociale dhe të komuniteteve”, ka shkruar Sahiti./FolDrejt/