Shtatë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 10:05, përcjell Fol Drejt.
“Është raportuar se njësiti policor prej katër zyrtarëve gjatë intervenimit në një rasti – mosmarrëveshje mes disa personave lidhur me një aksidenti trafiku kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë futjes së situatës nën kontrollë. Zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa shtatë të dyshuarit meshkuj kosovarë janë shoqëruar në stacion policor për intervistim”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/