Një rast i sulmit seksual ka ndodhur në komunën e Prishtinës, me ç’rast një viktimë femër ka raportuar se dy të panjohur e kanë futur me forcë në një makinë dhe e kanë sulmuar seksualisht.
Rasti ka ndodhur pasditen e datës 28 gusht, konkretisht rreth orës 16:00, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet relevante kanë nisur hetimin për rastin./FolDrejt/