Një foshnje dymuajshe, e gjinisë mashkullore, ka ndërruar jetë, teksa policia po kryen hetimet e nevojshme për rastin.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 09:00 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./FolDrejt/