Tre viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë në rrugë, dy persona të panjohur me një thikë në dorë, duke i sulmuar fizikisht, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Garibaldi”, në Prishtinë, mbrëmë, rreth orës 20:30.
Në raportin 24 orësh, thuhet se krahas sulmit fizik, viktimave u kanë grabitur një shumë parash prej 130€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti në procedurë hetimore.