Anija e madhe me kontejner e bllokuar në Kanalin e Suezit mund të zhvendoset gjatë ditës së sotme, kanë thënë pronarët japonezë të anijes.
“Ever Given” u bllokua të martën në kanalin e Suezit, duke i detyruar kompanitë të ridrejtojnë anijet rreth Afrikës.
Bllokimi ka shkaktuar gjithashtu një bllokim të madh trafiku me më shumë se 200 anije në Detin e Kuq.
Zyrtarët japonezë njoftuannë një konferencë shtypi se ata ishin “duke vazhduar punën për heqjen e sedimenteve, me mjete shtesë të pastrimit”.
Sipas tyre ekuipazhet shpresonin të zhvendosnin anijen të shtunën në mbrëmje me orën e Tokios, njoftoi gazeta Asahi Shimbun.