Bashkatdhetarët tanë pas pushimeve në Kosovë po kthehen në vendet nga kanë ardhur, ata sot në vendkalimin kufitar Kosovë- Serbi në Merdare po presin deri në dy orë për ta lëshuar Kosovën , ndërsa për të hyrë në Republikën e Kosovës pritjet janë deri në 30 minuta.
Shkaktar i pritjeve të bashkatdhetarëve tanë sipas burimeve të gazetallapi. com janë autoritetet serbe që edhe sot po punojnë me kapacitete jo të plota dhe shihet një neglizhencë e madhe e autoriteteve kuftare të Serbisë .
Ndryshe bashkatdhetarët që po hyjnë në Kosovë nuk po paguajnë për kartonin e gjelbërm pasi që Qeveria e Kosovës i ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet për kartonin e gjelbër.