Një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prizren gjatë ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
“Prizren 03.06.2022 – 19:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, sipas mjekut kujdestar viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./FolDrejt/