Prokuroria Themelore në Pejë ka filluar hetimet pas formimit të lëvizjes së ashtuquajtur “Braktisja vullnetare e Fesë Islame”.
Kjo gjë është konfirmuar për media nga zëdhënësi i këtij institucioni, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se janë në verifikim nëse ka elemente të veprës penale.
“Ne si prokurori që nga paraqitja publike e kësaj iniciative, e kemi monitoruar në vazhdimësi dhe njëkohësisht këtë të enjte, Prokuroria Themelore e Pejës ka hapur rast, për verifikim të asaj nëse ka elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes apo mos durimit dhe varësisht nga ajo çka mund të rezultojë do të ndërmerren edhe hapat dhe veprimet e mëtutjeshme”, ka thënë ai.