“Sonte fituam në Prizren, Drenas, Vushtrri, Kaqanik, Dragash. Pra fituam në 9 Komuna të Kosoves dhe është një natë e madhe për PDK dhe vendin tonë sepse e ardhmja e qytetarëve do të jetë në duar të sigurta”
Kandidati i VV-se, Qemajl Aliu tha se:
“Une do te jem kryetar i gjithë komunës së Shtimës do mumdohem që në këto vite me qenë pranë sherbimit të tyre kjo është fitore që më bënë krenar me qytetarët e komunës sime dhe ju them qe ua kthefsha për të mirë”, raporton FolDrejt.com.
“Unë jam këtu për ta me besimin e plotë të gjitha strukturave të VV-së i falënderoj nga zemra që kanë pasë besimin në mua dhe i falenderoj gjithë qytëtarët që më bënë kryetar të tyre. Nga sot Shtimja nuk ka nevojë me u frigu nga pushtetarët por pushtetarët nga qytetari per shkak llogarive që duhet te jap. Shtime ju dua shumë dhe ua kthefsha për të mirë”
Ai pati një kritikë per mediat:
“Faleminderit mediave qe përveç në raundin e parë na kanë hy në hak me disa sondazhe, por në raundin e dytë e kuptuan që në Shtime ka vlera dhe kandidat të mirë”
“Ne do mundohemi me rregullu cdo gjë që qalon në Shtime”, shtoi ne fund Aliu.