Deputetja e AAK-së Donika Kadaj – Bujupi është e vetmja që ka abstenuar ndaj votimit të Qeverisë Hoti.
Kryetari i partisë Ramush Haradinaj, tha se nuk e ka ditur qëndrimin e saj dhe se ajo do të abstenojë.
“Pyeteni atë”, tha Haradinaj.
Kadaj – Bujupi deri sot nuk ka pranuar të tregonte se cila do të jetë vota e saj.