Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov njoftoi se ka paraqitur dorëheqjen e tij në Parlament, një ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi shkarkimin e tij.
“I kam dorëzuar një letër dorëheqjes Ruslan Stefanchuk, Kryetarit të Parlamentit të Ukrainës”, ka shkruar Reznikov përmes rrjetit X. Ai është në atë pozicion që nga nëntori i vitit 2021, përcjell Fol Drejt.
“Ishte një nder t’i shërbeja popullit ukrainas dhe të punoja për ushtrinë ukrainase gjatë 22 muajve të fundit, periudhës më të vështirë në historinë moderne të Ukrainës,” shtoi ai.
Presidenti i Ukrainës Zelensky tha dje se ministri i Mbrojtjes Alexey Reznikov do të zëvendësohet këtë javë nga Rustem Umierov, përfaqësuesi i tatarëve të Krimesë.
“Vendosa të shkarkoj Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës”. Alexey Reznikov kaloi më shumë se 550 ditë luftë të plotë. Besoj se ministria ka nevojë për qasje të reja dhe forma të tjera ndërveprimi si me ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë në tërësi. Tani ministria duhet të drejtohet nga Rustem Umerov”, ka shkruar Zelensky.
Siç raporton Agence France-Presse, ndryshimi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes u njoftua pas disa skandaleve korruptive që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës./FolDrejt/