Sipas El Nacional , PSG është gati të shpenzojë 75 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi anglez është në formën më të mirë jetës së tij në futbollin profesional deri më tani me 18 gola dhe 6 asistime këtë sezon. Kontrata e tij skadon në vitin 2024 dhe ka indikacione se ai dëshiron një ndryshim të skuadrës. Megjithatë, sipas raportit, PSG do të shkojë për Rashford vetëm nëse nuk mund të rinovojë me Lionel Messin, transmeton Fol Drejt.