Sipas Fichajes, PSG është e gatshme të paguajë 90 milionë euro për shërbimet e qendërmbrojtësit shumë të vlerësuar të Barcelonës, Ronald Araujo gjatë verës.
PSG po kërkon të rinovojë mbrojtjen e tyre me disa lojtarë më të rinj për të zëvendësuar gradualisht Sergio Ramosin dhe Marquinhos. Araujo shihet si nënshkrimi i duhur për të forcuar skuadrën e tyre, thuhet në raport, transmeton Fol Drejt.