Paris Saint-Germain janë gati të paraqesin ofertën e tyre të parë për Lucas Hernandez, raporton Sky Sport, përcjell Fol Drejt.
Pala franceze tashmë ka arritur një marrëveshje personale me Hernandez për një kontratë pesëvjeçare me vlerë 15 milionë euro në sezon. Megjithatë, ata ende duhet të arrijnë një marrëveshje me Bayern Munich, i cili kërkon 50 milionë euro për të. /FolDrejt/