Nuk ka kaluar pa u vënë re prania e menaxherit të fuqishëm Marselo Simonian gjatë këtyre ditëve në Milano.
Është në aksion për të transferuar Milan Skriniarin te PSG. Mbrojtësi me vitlindje 1995 është zgjedhja e parë për të zëvendësuar të larguarin Thiago Silva dhe gjatë ditëve të ardhshme klubi francez pritet të paraqesë një ofertë zyrtare, me Interin që vlerëson lojtarin së paku 50 milionë euro.
PSG ka gati për sllovakun një kontratë pesëvjeçare për 6 milionë në sezon.
Një tjetër risi në mbrojtje: objektivi për krahun e majtë, Emerson Palmieri, nuk u pëlqen vetëm zikaltërve, pasi, sipas mediave italiane, në garë është futur edhe Napoli, që e do në rast largimi të Gulamit.