PSG do të përpiqet të rekrutojë dy anëtarë të kombëtares angleze – Jude Bellingham dhe Marcus Rashford – në afatin kalimtar të verës.
El Nacional raporton se drejtuesit e kampionit francez kanë rënë dakord t’i paguajnë Borussia Dortmundit një dëmshpërblim prej 120 milionë eurosh për Bellingham .
Futbollisti anglez është një nga lojtarët më të kërkuar dhe mediat pretendojnë se për Bellingham janë të interesuar si Reali ashtu edhe Liverpooli.
Megjithatë, aftësitë financiare të PSG-së janë të vështira për t’u përputhur.
Kontrata e Rashfordit me Manchester United skadon në fund të sezonit, kështu që ai do të mund të nënshkruajë për klubin e ri pa kompensim, por për këtë arsye do të kërkojë të ardhura më të larta.
Në Paris janë gati t’i ofrojnë një milion euro në javë, të cilat duhet ta kënaqin./FolDrejt/