Një aeroplan transportues që kishte lidhje me grupin mercenar rus Wagner është përplasur në Afrikë, një muaj pasi shefi i këtij grupi mercenar humbi jetën nga rrëzimi i aeroplanit në afërsi të Moskës.
Aeroplani nga epoka sovjetike Il-76 po aterronte në Mali, ku ky grup mercenar ishte stacionuar.
Gjithçka u zhvillua në afërsi të aeroportit Gao, qytet ky ku zhvillohen luftime të ashpra.
Në një moment aeroplani për transportimin e mallrave shihet duke dalë nga pista, dhe përplaset e përfshihet nga zjarri.
Deri më tani nuk dihet sa persona ishin brenda apo e kanë pësuar me jetë. Megjithatë një video amatore shfaq momentin e përplasjes dhe shpërthimit, transmeton Telegrafi.