Papunësia është shqetësimi kryesor i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, ikja e trurit, është një problem i ri që ka prekur regjionin ku një nga katër të rinjë, vazhdojnë të jenë të pa punësuar.
Mbi dy të tretat e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, identifikojnë papunësinë si shqetësimin më të madh për ta, për 4 vitet e fundit radhazi. Ndërkohë, një në katër të rinj janë të pa punë.
Kjo u tha në konferencën e organizuar në Sarajevë nga Këshilli Regjional për Bashkëpunim (RCC), në kuadër të fillimit të Platformës për Ekonominë.
Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme, e Këshillit Regjional për Bashkëpunim (RCC), ka thënë se më shumë se 700 mijë vende pune i janë shtuar fuqisë punëtore gjatë shtatë viteve të fundit.
“Dhe papunësia, është zhvendosur gati një çerek (23 përqind) nga rreth 16 përqind në të gjithë rajonin”, ka deklaruar Bregaj.
Sekretarja e përhershme e RCC-së, ka thënë po ashtu se megjithatë jo të gjithë kanë përfituar nga këto përmirësime ekonomike dhe të tregut të punës gjatë dekadës së fundit.
“Vetëm 4.3 përqind e punëve të krijuara rishtazi u morën nga të rinjtë nën 24 vjeç. Dhe, shumë shpesh atyre u duhen deri në 2 vjet për të gjetur punën e parë”, është shprehur Bregaj.
Tutje, ajo ka shtuar se çdo i katërti i ri, nuk është i përfshirë as në punë, as në proces mësimor e as në ndonjë trajnim.
Ndërkaq, në krahasimet që ka bërë sa i përket punësimeve në aspektin gjinor, sekrtarja e RCC-së Majlinda Bregu ka thënë se pothuajse gjysma e grave në moshë pune janë jashtë tregut të punës, krahasuar me25 përqind të burrave.
Në konferencën e organizuar në Sarajevë, po merr pjesë edhe Kosova, ku shqetësim kryesor i qytetarëve por edhe qeverisë, vazhdon të mbetet krijimi i vendeve të reja të punës, sikurse edhe në vendet tjera të ballkanit perëndimor.
Ministri në detyrë i punës dhe mirëqenies sociale, Skënder Reçica ka thënë se bashkërisht edhe me përfaqësues qeveritarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor po diskutojnë për mundësinë e krijimit të vendeve të reja të punës; kualitetit të vendeve të punës si dhe të drejtat e punëtorëve.
“Po diskutohen përvojat e secilit shtet dhe po gjejmë praktikat që kanë ndjekë shtetet e rajonit qoftë në avancimin e të drejtaëve të punëtorëve qoftë kornrizave ligjore që rregullojnë të drejtat e punëtorëve, orarin e punës dhe fushat që prekin punëtorët dhe të drejtat e tyre”, ka thënë ministri në detyrë Skënder Reçica.
Ndryshe, në konferencën e mbajtur në Sarajevë, janë mbledhur akterët kyç të çështjeve sociale, si ministrat e punës, shoqëria civile dhe akademikët, për të adresuar vështrësitë në krijimin e vendeve të punës, largimin e fuqisë punëtore si dhe cfarë synohet në të ardhmen për të promovuar punësim sa më të mirë.