Punëtorët e gjigandit metalurgjik “Trepça”, sot e kanë bojkotuar punën e kësaj ndërmarrje.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve me flotacionin në Stantërg, Gani Osmani, i tha Klanit se kjo po ndodhë për shkak të vonesës së pagave.
Drejtori i Trepçës Basri Ibrahimi, të premtën ka thënë se pagat e punëtorëve do të shpërndahen të martën, por sipas Osmanit ato nuk kanë dalë ende.