Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi sot se së shpejti do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping.
Putin tha se një nga temat e bisedës me liderin kinez do të jetë zhvillimi i kontakteve humanitare, raporton RIA Novosti.
“Së shpejti do të kemi një takim me presidentin kinez. Ai më quan mikun e tij dhe unë jam i lumtur ta quaj mikun tim, sepse ai është një person që bën shumë për zhvillimin e marrëdhënieve ruso-kineze”, tha Putin gjatë takimit.