Presidenti rus Vladimir Putin ka anuluar një dekret të vitit 2012 që mbështeti pjesërisht sovranitetin e Moldavisë.
Dekreti, i cili u revokua dje, është mishërimi i politikës së jashtme ruse 11 vjet më parë, e cila nënkuptonte marrëdhënie më të ngushta midis Moskës dhe Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, raporton Reuters.
Urdhri për anulimin e dokumentit nga viti 2012 u publikua në faqen e internetit të Kremlinit, ku thuhej se vendimi ishte marrë për të “siguruar interesat kombëtare të Rusisë në lidhje me ndryshimet e thella që po ndodhin në marrëdhëniet ndërkombëtare”, transmeton Fol Drejt.