Me politikën e saj ekonomike, SHBA-të vetëm sa po e dëmtojnë zhvillimin e tyre dhe po i “qëllojnë vetes në këmbë”, tha presidenti rus Vladimir Putin në seancën plenare të Forumit të dytë Ekonomik Euroaziatik, që po mbahet në Moskë.
Ai vuri në dukje se në skenën globale po ndodhin ndryshime thelbësore, ndërsa në të njëjtën kohë, SHBA-ja, e cila aspiron hegjemoninë, po e dëmton veten me politikën e saj ekonomike.
“Me politikën e saj ekonomike, Shtetet e Bashkuara po kontribuojnë vetëm në rënien e ekonomisë së tyre dhe, siç e thashë tashmë, thjesht po qëllojnë veten në këmbë”, tha presidenti rus, transmeton Fol Drejt.