Prokuroria Themelore e Mitrovicës vazhdon hetimet për komisionerët serbë të cilët dyshohet që keqpërdorën detyrën zyrtare.
Ka disa ditë prej që Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka shpallur rezultatet. Por zgjedhjet e 14 Shkurtit duket se nuk kaluan pa ndonjë pa-rregullsi.
Për parregullsi të tilla u raportua në ditën e zgjedhjeve në vendvotimin “Sveti Stava” në Mitrovicë.
Ishte komisionerja Sara Xhaka, e cila raportoi se në këtë vendvotim qytetarët të komunitetit serb kanë votuar më shume se një herë e madje edhe më shumë se dy.
Megjithatë, në lidhje me këtë rast deri më tash nuk ka asnjë komisioner të dënuar.
Por në PZAP, kjo nuk është ankesa e vetme që është pranuar. Ky institucion ka pranuar një numër të konsiderueshëm të paneleve.
Sipas PZAP, këto erdhën nga kandidatët te ndryshëm te subjekteve politike me pretendimet se ka pasur parregullsi gjatë numërimit te fletëvotimeve në Vendvotime.
Nga këto apele PZAP-i ka dënuar 14 persona.
Mulë Desku që është kryesues i sekretariatit të PZAP-it ka deklaruar se ky institucion i ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha ankesat dhe apelet.
Sipas tyre, asnjë ankesë nuk ka mbetur pa u trajtuar apo pa u marr një vendim për të.