Një person është qëlluar me armë në Prishtinë.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, në orën 21:10, njofton policia në raportin 24 orësh, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesi Shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me disa shokë të tij kanë pasur një konflikt verbal me disa persona. Pas konfliktit verbal personat e dyshuar u kanë drejtuar armët me c’rast e kanë qëlluar viktimën në këmbë”, thuhet tutje në njoftim.
Njësia policore nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar një gëzhojë dhe një veturë që dyshohet se u përket të dyshuarve. Viktima pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit është liruar.
Të dyshuarit janë në kërkim policor./FolDrejt/