Një person është arratisur nga një qendër korrektuese ku ishte duke kryer dënimin me burg.
Rasti ka ndodhur me datën 19 nëntor, rreht orës 11:00, në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë të Mitrovicës së Jugut.
Siç bëhet e ditur sipas raportit 24-orësh, të dyshuarit i ishte dhënë një pushim dy ditor nga Qendra, mirëpo i njëjti më nuk është kthyer fare në Qendër.
I arratisuri ishte duke vuajtur dënimin për veprën penale të grabitjes.
Policia ka nisur hetimet./FolDrejt/