Një qen agjent ka ndihmuar policinë italiane në zbulimin e një thesari të fshehur në një mur në një vilë luksoze ne Bergamo, Itali.
Qeni ka nuhatur para, monedha argjendi dhe ora luksoze që arrijnë vlerën e 5 milionë eurove, shkruajnë mediet italiane.
Sendet me vlerë dhe paratë ishin të fshehura në një kasafortë të blinduar në një vilën e një çifti italian në Bergamo.
Agjenti katërputrosh që nuhat kartëmonedhat zbuloi “shpellën e vogël të Ali Babës” dy javë më parë në provincën e Bergamos, raportojnë mediet vendase./abcnews.al/