G7 ka propozuar një kufi prej 65-70 dollarë për fuçi, por Polonia dhe disa të tjerë thonë se kjo nuk do të dëmtojë Moskën, sepse nafta ruse tashmë po tregtohet nën këtë interval me 63.50 dollarë.
Qeveritë e Bashkimit Evropian sot nuk arritën të bien dakord për një kufi mbi çmimin e naftës ruse në det, pasi Polonia këmbënguli që kufiri duhet të jetë më i ulët se ai i propozuar nga vendet e G7 për të zvogëluar aftësinë e Moskës për të financuar një sulm ndaj Ukrainës, thanë diplomatët, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Nuk ka marrëveshje. Teksti i ligjit është rënë dakord, por Polonia ende nuk mund të pajtohet me çmimin,” tha një diplomat./FolDrejt/