Qindra persona kanë protestuar të shtunën në Stokholm kundër masave të prezantuara për luftim të pandemisë, duke shkelur kështu një rregull sa u përket tubimeve publike.
Policia ka thënë se vetëm nga tetë persona lejohen që të mblidhen gjatë pandemisë.
Protesta e quajtur Liri Suedi, është thirrur nëpër disa grupe në rrjetet sociale, ku mbështetësit kanë shprehur kritika rreth kufizimeve dhe informacioneve të ofruara nga autoritetet.
Disa protestues janë parë edhe me pllakate kritike për vaksinimin.
Ky shtet me 10.3 milionë banorë ka regjistruar 13,003 vdekje të lidhura me koronavirus dhe 684,000 raste të infektimit, prej kur ka shpërthyer pandemia.