Ankesa të shumta për rritje të çmimeve kanë raportuar qytetaret gjatë ditëve të fundit. E për rritje të çmimeve ka treguar edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës. Ndërkaq, Ministra e Tregtisë ka siguruar qytetaret se nuk do të lejojnë që të ngritën çmimet për shkak të situatës.
Pandemia kovid 19 ka ndikuar pothuajse në gjitha sektorët në Kosovë, e padyshim që ndikim ka pasur edhe në ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Sipas kryetarit të Sindikatës joqeveritare “Konsumatori”, Seladin Kacaniku, gjatë periudhës së pandemisë qytetaret janë ankuar shumë për ngritje të çmimeve. Sipas tij problem nuk qëndron vetëm të ngritjet e çmimeve të dukshme.
“ Kur flasim për ngritjen e çmimeve, nuk kemi të bëjmë vetëm në ngritjen e çmimeve te dukshme , por duhet të shikohen edhe çmimet që janë të padukshme e që janë manipulimet me pasha, sasi, afat skadence e mënyra të tjera që dëmtojnë direkt konsumatorin.”
Kacaniku tha se shteti duhet të jetë më i përgjegjshëm dhe të kujdeset për konsumatoret.
Se ka pasur rritje të çmimeve të produkteve ushqimore ka treguar edhe Albert Maxhuni, shef i Kabinetit të ministrit të tregtisë. Por, Maxhuni ka deklaruar se menjëherë pas ankesave të qytetarëve ka intervenuar inspektorati tregtar.
“Në bazë të ankesave që kemi pasur nga qytetaret ne kemi hasur në disa produkte që kanë pasur lëvizje të çmimeve. Mirëpo inspektorati tregtar ka arritur të i mënjanoj këtë problem. Duke pas parasysh numrin e madh të ankesave vlen të cekët se rreth 60 për qind e ankesave janë zgjedhur në muajin e fundit. Prandaj ne do të jem aty ku do të ketë nevojë qytetaret.”
Agjencia e Statistikave të Kosovë ditë më parë ka treguar se ka pasur rritje të çmimit të produkteve të grurit dhe perimeve ndërsa është vrenjtur ulje e çmimit të produkteve të qumështit.