Disa banorë të Turqisë tani po përpiqen të nxjerrin sende me vlerë, kryesisht monedha ari dhe bizhuteri ari, nga rrënojat e ndërtesave të tyre pas tërmetit, raportoi sot Reuters.
Agjencia thekson se mbajtja e objekteve prej ari është një praktikë e kahershme në Turqi dhe Lindjen e Mesme, ku popullata ka më shumë besim në mbajtjen e sendeve me vlerë në shtëpi sesa në lënien e tyre në bankë.
Anëtarët e familjes Vural, të cilët po përpiqen të marrin arin e tyre në rrënoja, thonë se kanë ruajtur mjaftueshëm ar në shtëpinë e tyre për të blerë një shtëpi të re./FolDrejt/