Në qytetin e Rahovecit është raportuar një rast i cilësuar si “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.
Atje qytetarja kosovare ka raportuar se fëmijët e saj, për të cilët kujdestarinë e kishte gjysja e tyre, i ka marrë ish-bashkëshorti dhe ka shkuar në Gjermani pa aprovimin e saj.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se dy fëmijët e saj për të cilët e kishte kujdestarinë gjyshja e tyre, i kishte marr ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar dhe kishin udhëtuar në shtetin e Gjermanisë pa aprovimin e saj. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, raporton policia, transmeton Fol Drejt.