Kreu i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se viti 2024 do të jetë një vit i investimeve të mëdha kapitale, transmeton Fol Drejt.
“Gjatë javës që po e lëmë pas u mblodhëm me të gjithë ekipin në njërin prej fshatrave më të bukur të Kryeqytetit për të përpiluar buxhetin që i adreson maksimalisht nevojat e kryeqytetasëve.”, u shpreh Rama.
“Viti i ardhshëm do të jetë vit i investimeve kapitale, ku përfshihen përfundimi i ndërtimit të Unazës së brendshme të qytetit,e cila lidhë Arbërinë me Lakrishten, lidhja e Arbërisë me Pallatin e Rinisë, ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani”, ndërtimi i pjesës së dytë të rrugës “Jim Xhema”, fillimi i ndërtimit të spitalit të Prishtinës,sallës së madhe multifunksionale, ndërtimi i shkollave e çerdheve të reja, përmirësimi i tërësishëm i infrastrukturës rrugore brenda kryeqytetit, menaxhimi efikas i mbeturinave, e plot punë të tjera për #Prishtinënpraktike e të përjetimeve.”, shtoi Rama tutje, përcjell Fol Drejt.