Kryetari i AAK-së ka folur sot në seancën që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës.
“Kemi konfirmim direkt që menjëherë me këtë marrëveshje, konfrimimin e kemi prej Amerikës, që do të përkrahemi për rrugëtimin tonë drejt NATO-s”, ka thënë ai.
“Kjo është arsyeja kryesore që për mua plani franko-gjerman është i pranueshëm”, ka thënë Haradinaj, transmeton Fol Drejt.